Janar 06, 2021 13:51 Europe/Tirane
  • Lëvizja palestineze bënë thirrje për shtimin e rezistencës në Bregun Perëndimor

Lëvizja e Rezistencës Popullore të Palestinës ka kërkuar shtimin e rezistencës dhe përballjes kundër regjimit sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Agjencia e lajmeve SAFA njoftoi se lëvizja e Rezistencës Popullore të Palestinës ditën e mërkurë në reagim ndaj martirizimit të një të riu palestinez nga forcat ushtarake të regjimit sionist, ka theksuar: “Vrasja e të riut palestinez Abdurrahman Al-Khalil nga forcat ushtarake të regjimit sionist tregon mentalitetin kriminal dhe terrorist të forcave ushtarake të regjimit sionist. Ky krim kërkon një mobilizim zyrtar dhe popullor që në fillim të tij duhet ndërprerë bashkëpunimi i sigurisë me regjimin sionist dhe dosja duhet dërguar në gjykatat ndërkombëtare. Prandaj i bëjmë thirrje të gjitha strukturave të sigurisë dhe grupeve palestineze në Bregun Perëndimor që të qëndrojnë dhe rezistojnë kundër agresioneve të regjimit sionist dhe kundër uzurpuesve sionistë”.

Ndërkohë Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës gjithashtu ka theksuar: “Lufta e popullit të Palestinës kundër ndërtimeve të kolonive sioniste ka nevojë për shtimin e përpjekjeve kombëtare dhe hapjes së rrugës së rezistencës kundër armiqve agresor dhe për mbrojtjen e tokave dhe vendeve të shenjta të Palestinës”.

 

Tags