Janar 11, 2021 08:47 Europe/Tirane
  • Anëtari i Xhihadit Islamik thekson mbështetjen e dëshmorit Sulejmani për çështjen Palestineze

Përfaqësuesi i lëvizjes Palestineze Xhihadi Islamik tha se gjenerali dëshmor Kasem Sulejmani paraqiti çështje të vlefshme për çështjen Palestineze.

Në një intervistë me gazetën jemenase Al-Thawra të Dielën, Ahmad Barakeh shtoi se dëshmori Kasem Sulejmani, komandant i Forcës Kods të IRGC, kishte një rol të rëndësishëm në trajnimin e forcave të rezistencës dhe se martirizimi i tij ishte një humbje e madhe për boshtin e rezistencës. Aleanca e grupeve palestineze ka forcuar forcën e rezistencës dhe manovra e fundit e këtyre grupeve ka shkaktuar polemikë të madhe tek regjimi sionist," tha Barakeh. Përfaqësuesi i lëvizjes Xhihadi Islamik theksoi se lufta e ardhshme do të jetë gjithëpërfshirëse dhe nuk do të kufizohet në një front dhe se boshti i rezistencës do të jetë në gjendje të formojë një forcë që askush nuk mund ta kundërshtojë. Lidhur me procesin e kompromisit midis disa sunduesve arabë dhe regjimit sionist, Barakeh tha se Arabia Saudite nuk është larg normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist dhe mund të njoftojë normalizimin e marrëdhënieve të saj së shpejti. Deri më tani, nën presionin e Presidentit të SHBA Donald Trump për normalizimin e marrëdhënieve midis regjimeve Arabe dhe regjimit sionist, katër vende arabe pëkatësisht Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Sudani dhe maroku kanë rënë dakord zyrtarisht me Izraelin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike.

Tags