Janar 17, 2021 09:08 Europe/Tirane
  • Protesta kundër Netanjahut në Palestinën e pushtuar

Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e protestave kundër Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, në territoret e pushtuara palestineze.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se pavarësisht kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë Korona, me mijëra njerëz kanë protestuar në territoret e pushtuara palestineze kundër korrupsionit të kryeministrit sionist Beniamin Netanjahut. Që nga koha e vendosjes së kufizimeve për ndalimin e qarkullimin e njerëzve për shkak të përhapjes së pandemisë Korona, kjo është protesta e disatë e gjerë që organizohet në Tel Aviv dhe në qytete të tjera të territoreve të pushtuara. Territoret e pushtuara palestineze gjatë muajve të fundit vazhdimisht kanë qenë arenë e protestave të gjera kundër Beniamin Netanjahut dhe protestuesit kanë protestuar kundër korrupsionit dhe kundër punës së dobët të qeverisë së regjimit sionist në përballje me pandeminë Korona.

Tags