Janar 17, 2021 15:51 Europe/Tirane
  • Rritet përsëri numri i të infektuarve me virusin Korona në Rripin e Gazës

Numri i personave të infektuar me virusin Korona në Rripin e Gazës të Palestinës që ndodhet nën bllokadën e hekurt të padrejtë të regjimit sionist, përsëri është shtuar dhe ka arritur në mbi 47 mijë persona.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se numri i personave të infektuar me virusin Korona në Rripin e Gazës përsëri është shtuar. Kjo është në kohen kur regjimi sionist akoma po vazhdon bllokadën e hekurt dhe nuk ka ndërmend ta heqë bllokadën ndaj këtij rajoni të Palestinës.

Sipas këtij burimi, gjatë 24 orëve të kaluar janë regjistruar edhe 212 palestinezë të tjerë të infektuar me virusin Korona në Rripin e Gazës ndërsa 9 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën.

Në këtë mënyrë numri i personave të infektuar me virusin Korona në Rripin e Gazës ka shkuar mbi 47 mijë persona. Kjo është në kohën kur së fundi grupet e rezistencës së Palestinës me anë të një deklarate në lidhje me këtë çështjeje, kanë paralajmëruar në mënyrë serioze për pasojat kritike të shkaktuara për shkak të moslejimit të hyrjes së medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore në Rripin e Gazës të nevojshme për t’u përballur me virusin Korona. Grupet e rezistencës së Palestinës kanë theksuar se nëse jeta e palestinezëve do të vendoset në rrezik për shkak të pengesës së regjimit sionist ndaj hyrjes së medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore në Rripin e Gazës, do të përdoren të gjitha opsionet për t’u përballur me këtë politikë çnjerëzore të regjimit sionist.

Tags