Janar 18, 2021 15:12 Europe/Tirane
  • Dita e Gazës, manifestim i rezistencës dhe poshtërimit të sionizmit ndërkombëtar

Komisioni për mbështetjen Revolucionit Islamik të popullit të Palestinës ka deklaruar se Dita Botërore e Gazës është manifestim i rezistencës dhe vetëbesimit dhe njëkohësisht manifestim i poshtërimit të hegjemonisë së arrogancës dhe sionizmit ndërkombëtar në përballje me popullin e shtypur dhe të pambrojtur palestinez të Rripit të Gazës.

Komisioni për mbështetjen Revolucionit Islamik të popullit të Palestinës në presidencën e Iranit ditën hënë me qëllim të përkujtimit të Ditës Botërore të Gazës me titull “Dita e Gazës, manifestim i rezistencës dhe vetëbesimit”, në një deklaratë ka thënë: “Pas dështimit dhe disfatës së regjimit sionist në luftën 33 ditore kundër Rezistencës Islamike të Libanit (Hezbullah), sionistët dhe aleatët e tyre duke menduar se mund ta kompensojnë këtë disfatë përball Hezbullahut nëpërmjet sulmit ushtarake kundër Rripit të Gazës të vendosur nën bllokadë, më 27 dhjetor të vitit 2008, filluan agresionin ushtarak kundër Rripit të Gazës. Regjimi sionist në luftën 22 ditore kundër Rripit të Gazës ka përdorur lloje të ndryshme të armëve të ndaluara si bombat fosforike dhe bombat fragmentale me qëllim që ta thyejë moralin e rezistencës së popullatës së Rripit të Gazës dhe të shkatërrojë rezistencën, pavarësisht faktit se përdorimi i këtyre llojeve të armëve është i ndaluar sipas ligjeve ndërkombëtare. Populli i shtypur dhe i pambrojtur palestinez në Rripin e Gazës duke u mbështetur te Zoti i madhëruar dhe me vullnetin e palëkundur të bazuar në parimin e vetëbesimit dhe rezistencës, ka arritur ta thyejë dhe ta poshtërojë hegjemoninë e arrogancës dhe sionizmit ndërkombëtar. Sot, e vërteta e popullit mysliman dhe të shtypur të Palestinës është bërë e qartë për të gjithë botën dhe komplotet e arrogancës botërore me në krye Amerikën terroriste dhe mercenarët e tyre rajonal kundër popujve të shtypur të botës e sidomos kundër Palestinës, Jemenit, Irakut dhe Sirisë janë zbuluar për të gjithë botën”,- theksohet ndër të tjera në këtë deklaratë.

Tags