Janar 18, 2021 16:29 Europe/Tirane
  • Organizata e të Drejtave të Njeriut të Palestinës dënon sulmin e sionistëve ndaj spitaleve

Organizata e të Drejtave të Njeriut e Palestinës ka dënuar vazhdimin e sulmeve të regjimit sionist kundër spitaleve të palestinezëve dhe ka paralajmëruar se këto sulme po vendosin në rrezik jetën e pacientëve sidomos të atyre që janë infektuar me virusin Korona.

Gazeta “Al-Kuds Al-Arabi” njoftoi se Organizata e të Drejtave të Njeriut të Palestinës “Al-Hak” me anë të një deklarate, ka thënë: “Në kohën kur bota është mobilizuar për t’u përballur me përhapjen e virusit Korona, forcat pushtuese sioniste duke shkelur të gjitha standardet ndërkombëtare, po vazhdojnë sulmet kundër spitaleve palestineze. Sulmet e forcave ushtarake të regjimit sionist kanë dëmtuar infrastrukturën e spitaleve dhe kanë rrezikuar jetën e pacienteve palestinezë duke përfshirë edhe pacienteve të infektuar me virusin Korona si dhe të personelit mjekësor. Sulmet e sionistëve kundër spitaleve dhe qendrave shëndetësore janë shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare humanitare. Avionët luftarakë të regjimit sionist së fundi me katër raketa ka bombarduar një vend 400 metra afër spitalit të fëmijëve në qytetin Gaza dhe përveçse kanë plagosur 3 palestinezë, kanë krijuar frikë të madhe të fëmijët e shtruar në këtë spital si dhe te personeli mjekësor”.

Sipas deklaratës së Organizatës për të Drejta të Njeriut të Palestinës, sulmi i fundit i kryer nga forcat ushtarake të regjimit sionist është sulmi kundër spitalit të fëmijëve “Shehid Thabit” në Tulkerem ku forcat sioniste kanë hedhur katër granata akustike në këtë spital dhe shumë pacientë kanë pësuar trauma të ndryshme.

Tags