Janar 19, 2021 08:08 Europe/Tirane
  • 9 dëshmorë në sulmin ajror amerikan në bazën e ushtrisë irakiane

Të paktën nëntë ushtarë Irakianë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm ajror të SHBA në një bazë të ushtrisë irakiane në zonën Jurf al-Sakhr.

Në orën 11 të mëngjesit me kohën e Irakut, katër shpërthime tronditën zonën Jurf al-Sakhr të Irakut, sipas agjencisë Al-Alam. Shpërthimet u shkaktuan nga sulmet ajrore nga dronët armiqësorë dhe zona e synuar është selia e Forcave të Armatosura të Irakut dhe luftëtarëve të grupit Hashd Shaabi. Ndërkohë, avionët amerikanë po fluturojnë mbi zonën e al-Qaim në kufirin Irako-Sirian. Të paktën nëntë ushtarë Irakianë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore, sipas agjencisë Al-Alam. Sidoqoftë, një zyrtar i lartë i Pentagonit i tha Fox News se nuk kishte raporte se avionët luftarakë amerikanë kanë sulmuar rajonin Jorfa al-Sakhr, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk kishin kryer ndonjë sulm afër Bagdadit.

Tags