Janar 19, 2021 15:21 Europe/Tirane
  • Mbyllja e zyrës së Hamas në Stamboll, kushti i regjimit sionist për marrëdhëniet me Turqinë

Një gazetë izraelite ka shkruar se mbyllja e zyrës së Hamas në Stamboll është caktuar si kusht i regjimit sionist për rifillimin e plotë të marrëdhënieve me Turqinë.

Gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” ka shkruar se regjimi sionist për normalizimin e marrëdhënieve të tij me Turqinë ka vendosur shumë kushte, por kushti më i dalluar dhe më i rëndësishëm i Tel Avivit për Ankaranë është mbyllja e zyrës së Hamas në Stamboll dhe ndërprerjen e aktiviteteve të të burgosurve palestinezë të liruar që kanë lidhje me brigadat “Al-Kasam”, degës ushtarake të Hamas.

Ministria e punëve të jashtme të regjimit sionist së fundi ka emëruar Irit Lilian, ish-ambasadoren e regjimit sionist në Bullgari, në detyrën e ambasadores së Tel Avivit në Turqi.

Mediat e regjimit sionist rreth një muaj më parë kanë pretenduar se Ilham Aliev, presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, po bënë përpjekje për ndërmjetësim mes regjimit sionist dhe Turqisë për të kthyer në nivel normal marrëdhëniet mes të dy palëve.

Ndërkohë edhe Rexheb Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, ditë më parë ka thënë se Turqia është e interesuar për marrëdhënie më të mira me regjimin sionist, por politika e këtij regjimi ndaj Palestinës është pengesë për këtë veprim.

Tags