Janar 21, 2021 14:35 Europe/Tirane
  • Lufta e EBA dhe qeverisë së Mansur Hadi për portin naftor Kana të Jemenit

Burimet e informuar kanë njoftuar për zhvillimin e luftimeve mes forcave të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe forcave të qeverisë në dorëheqje të Jemenit për marrjen nën kontroll të portit naftor Kana në provincën Shibva në juglindje të Jemenit.

Faqja informative “Arabi 21” ka shkruar burimet e informative kanë thënë se ministria e transportit e Këshillit Tranzitiv të Jugut të Jemenit që mbështetet nga EBA dhe kryesohet nga Abdusalam Hamid, ka filluar luftime të ashpra në portin e sapo të hapur “Kana” për ta ruajtur kontrollin e vet mbi portet e Jemenit.

Ahmed Al-Hasan Al-Amir, kryetari i zgjedhur i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit për provincën Shibva, në lidhje me këtë ka thënë: “Porti “Kana” gjatë viteve të kaluara është keqpërdorur nga ana e mercenarëve të partisë “Al-Islah” në këtë provincë dhe është shndërrua në një korridor detar për trafikimin e derivateve të naftës dhe armëve”.

Al-Amir ka theksuar nevojën e domosdoshme për dëbimin e forcave agresore dhe pushtuese nga të gjitha portet e provincës Shibva dhe rimarrjen e të gjitha porteve të pushtuara me qëllim të zhvillimin dhe progresit të kësaj province.

Tags