Hamas: Trump partner i veprimeve të regjimit sionist kundër Palestinës
Zëdhënësi i Rezistencës Islamike Palestineze ka theksuar se ish-presidenti amerikan Donald Trump në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë pjesë në dhunën e regjimit sionist kundër popullit të Palestinës.
Gazeta “Al-Kuds Al-Arabi” njoftoi se Fouzi Barhum, zëdhënësi i Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), ka thënë: “Joe Biden, presidenti i ri i Amerikës, ka për detyrë që ta korrigjojë rrugën historike të politikave të gabuara dhe të padrejta të amerikanëve ndaj popullit të Palestinës të krijojë parimet e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Biden duhet t’i anulojë të gjitha vendimet përkatëse me përpjekjet për shkatërrimin e idealit të Palestinës sidomos vendimet përkatëse me Bejtul-Mokades dhe refugjatët palestinezë dhe ta respektojë vullnetin e popullit të Palestinës dhe opsionet e tij demokratike”.
Edhe subjektet e tjera palestineze ditën e mërkurë kanë dënuar deklaratat e Antony Blinken, sekretarit amerikan të shtetit të propozuar nga Biden, në lidhje me këtë se Amerika vazhdon ta konsiderojë qytetin Bejtul-Mokades si kryeqytet të regjimit sionist dhe nuk është e gatshme ta transferojë ambasadën e vet në Tel Aviv.