Janar 21, 2021 19:54 Europe/Tirane
  • Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe: Biden duhet ta mbajë fjalën e tij për Jemenin

Aktivistja jemenase për të drejtat e njeriut dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen në një artikull i bëri thirrje presidentit të ri të SHBA për të përmbushur premtimin e tij për t'i dhënë fund mbështetjes për regjimin saudit në luftën e Jemenit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Tawakkol Karman, një aktiviste e të Drejtave të Njeriut nga Jemeni dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqe, i bëri thirrje presidentit Biden të ndërmarrë veprime të menjëhershme për t'i dhënë fund luftës në Jemen. Ajo shkroi në Washington Post se qeveria e SHBA bëri një gabim të madh në dhënien e dritës jeshile Arabisë Saudite për të filluar një sulm ushtarak mbi Jemenin dhe e shumëfishoi gabimin duke mbështetur luftën që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz deri më tani. Tavakol Kerman më pas shkroi se Joe Biden në fjalimet e tij zgjedhore e quajti Arabinë Saudite një vend "të urryer" dhe bëri thirrje për ndaljen e shitjeve të armëve në këtë vend.  Kjo aktiviste dhe anëtare e Vëllazërisë Myslimane të Jemenit shtoi: "Biden duhet të mbajë premtimin e tij që nga sot. Unë i thashë administratës Trump muajin e kaluar se një marrëveshje për të shitur raketa inteligjente me vlerë 500 milion dollarë në Arabinë Saudite mund të çojë në shkatërrim të mëtejshëm të Jemenit dhe në masakrimin e popullit të tij".

 

Tags