Janar 22, 2021 08:00 Europe/Tirane
  • Iraku premton përgjigje shkatërruese pas shpërthimeve në Bagdad

Kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi premtoi një përgjigje dërrmuese pas një shpërthimi të dyfishtë, që thuhet se është pretenduar nga grupi terrorist takfirist ISIS, që synoi një shesh të mbipopulluar në Bagdad duke vrarë të paktën 32 persona dhe duke plagosur mbi 110 të tjerë.

"Përgjigja jonë ndaj atyre që derdhin gjak të pafajshëm Irakian do të jetë e guximshme dhe shkatërruese dhe udhëheqësit mizorë të ISIS do të përballen me një forcë shkatërruese," shkroi Kadhimi të enjten. Kadhimi, më tej tha: "Populli ynë e ka dëshmuar vendosmërinë e tij përballë terrorizmit të ISIS-it." "Vullneti i njerëzve tanë për të jetuar ndërsa ata përballen me terrorizmin në skenën e krimit të rëndë në Bab al-Sharki ishte një mesazh i sfidës dhe guximit të pashembullt," shtoi ai.

 

Tags