Janar 22, 2021 08:02 Europe/Tirane
  • Njësitë e mbrojtjes ajrore siriane shkatërrojnë raketat izraelite mbi Hama

Njësitë e mbrojtjes ajrore siriane kanë zmbrapsur një agresion tjetër izraelit kundër vendit arab të shkatërruar nga lufta dhe kanë rrëzuar një numër të madh raketash "armike" në qiellin mbi provincën perëndimore të Hamas.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, duke cituar një burim ushtarak të paemëruar, raportoi të Premten se "rreth orës katër të mëngjesit [me kohën lokale], armiku izraelit nisi një agresion ajror me një breshëri raketash që vinin nga drejtimi i qytetit libanez Tripoli , duke synuar disa caqe në afërsi të provincës Hama." Burimi shtoi: "Mbrojtja jonë ajrore u përball me raketat e armikut dhe rrëzoi shumicën e tyre." Izraeli shpesh shënjestron pozicionet ushtarake brenda Sirisë, veçanërisht ato të lëvizjes së rezistencës Hezbollah, e cila ka ndihmuar jashtëzakonisht ushtrinë siriane në luftën e saj kundër terroristëve takfiristë të sponsorizuar nga fuqitë e huaja. Regjimi i Tel Avivit kryesisht hesht për sulmet në territoret siriane gjë që shumë analistë e konsiderojnë si një reagim të hidhur ndaj suksesit në rritje të qeverisë siriane në përballjen me terrorizmin në Siri. Qeveria siriane thekson se regjimi izraelit dhe aleatët e tij perëndimorë dhe rajonalë po ndihmojnë grupet terroriste takfiriste për të krijuar kaos në Siri.

 

Tags