Janar 22, 2021 08:03 Europe/Tirane
  • Riadi në panik troket në portën e Putinit

E tmerruar nga një Amerikë pa Trumpin, Arabia Saudite përmes ministrit të saj të Jashtëm i ka bërë thirrje Moskës,  të rregullojë marrëdhëniet e Riadit me Teheranin dhe Ankaranë.

Ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan al-Saud, i cili që prej një viti zëvendësoi Adel al-Xhubeir, për herë të parë ka vizituar Rusinë, kundërshtarin kryesor të Shteteve të Bashkuara. Njëkohësisht me largimin e Trump, zgjedhja e Rusisë si destinacioni kryesor i Arabisë Saudite ka ngritur shumë pikëpyetje. Shumë analistë besojnë se vizita e Faisal bin Farhan al-Saud në Moskë në prag të largimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë reflekton shqetësimin e Riadit nga një Amerikë pa Trumpin. Me fjalë të tjera, Riadi ka frikë nga një Joe Biden, i cili nuk hezitoi të sulmonte Arabinë Saudite gjatë fjalimit të tij elektoral që përkoi me përvjetorin e vrasjes së gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi në Stamboll në Tetor 2018. Joe Biden kishte pohuar se në rast të fitores në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ai do të rishikonte marrëdhëniet me Arabinë Saudite dhe do t'i jepte përparësi angazhimeve të Shteteve të Bashkuara në favor të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut në marrëdhëniet me Arabinë Saudite. Komentet e tij tmerruan Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, një nga autorët kryesorë të vrasjes së Khashoggi. Në këtë drejtim, kërkesa e Arabisë Saudite ndaj zyrtarëve rusë për të riparuar marrëdhëniet e Riadit me Teheranin dhe Ankaranë ishte midis çështjeve që Ben Farhan ngriti me homologun e tij rus Sergey Lavrov në 14 janar. Ai në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me Faisal bin Farhan al-Saud, theksoi se vendi i tij ishte i gatshëm të luante një rol ndërmjetësues dhe të zgjidhte shqetësimet e Riadit. Lavrov i tha palës saudite se Rusia është e gatshme t'i përcjellë Iranit shqetësimet e Riadit, veçanërisht pasi Moska ka raportuar një vizitë të afërt nga ministri i jashtëm iranian në Rusi. "Rusia është e interesuar në dialogun midis Iranit dhe vendeve arabe, ajo është e gatshme t'i ndihmojë ata në këtë drejtim, të gjitha pikat e diskutimit mund të ngrihen në një konferencë të propozuar nga Moska," tha Lavrov. Duke pasur parasysh humbjen elektorale të Trump dhe fitoren e Biden, Arabia Saudite duket e etur të bëjë një kthesë 180 gradë në politikën e saj të jashtme dhe të ripërcaktojë marrëdhënien e saj.

 

Tags