Janar 25, 2021 15:07 Europe/Tirane
  • 13 sulme ajrore të Arabisë Saudite gjatë një dite kundër Jemenit

Arabia Saudite në vazhdën e agresionit dhe sulmeve kundër vendbanimeve të Jemenit, në 24 orët e kaluar ka sulmuar dhe bombarduar 13 herë rajone të ndryshme të provincave Sa’de dhe Meareb të Jemenit.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit gjatë 24 orëve të kaluara, 9 herë kanë sulmuar provincën Sa’de në veriperëndim të Jemenit gjatë të cilave 8 herë kanë bombarduar qytetin Ketaf në lindje të kësaj province dhe një herë qytetin Sheda në perëndim të provincës Sa’de.

Sipas këtij burimi, avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit gjithashtu kanë kryer katër sulme ajrore në provincën Meareb në verilindje të Jemenit gjatë të cilave 3 herë kanë bombarduar qytetin Sirvah dhe një herë kanë bombarduar qytetin Madghal në veriperëndim të provincës Meareb.

Sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër vendbanimeve të Jemenit po kryhen në kohën kur sot fushata “Jo, luftës në Jemen” ka filluar aktivitetin e saj.

Në këtë kuadër mbi 300 organizata ndërkombëtare me anë të një deklarate, kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente të Bashkësisë Ndërkombëtare për t’i dhënë fund agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit.

Tags