Janar 26, 2021 16:06 Europe/Tirane
  • 30 persona plagosen në protestat e Libanit

Burimet e informuara kanë njoftuar se gjatë përleshjeve mes forcave të sigurisë së Libanit me protestuesit në disa qytete të këtij vendi janë plagosur 30 personave.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se qytete libanezë kanë protestuar në Bejrut, Tripoli dhe Sejda në Liban dhe kanë protestuar kundër masave dhe karantinës kombëtare për shkak të virusit Korona dhe kundër krizës ekonomike në këtë vend.

Sipas këtij burimi, forcat e sigurisë së Libanit për të shpërndarë protestuesit kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre dhe kanë përdorur plumba gome ku si pasojë janë lënduar disa protestues.

Organizata e Kryqit të Kuq të Libanit ka deklaruar se gjatë këtyre protestave janë lënduar 30 protestues.

Qeveria e Libanit ditën e enjte ka vazhduar gjendjen e karantinës deri më tetë shkurt në mbarë vendin për shkak të përhapjes së virusit Korona.

Tags