Janar 26, 2021 18:41 Europe/Tirane
  • Një shpërthim i fuqishëm trondit Riadin

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin saudit të Riadit, tre ditë pasi qyteti ishte në shënjestër të një rakete.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi tronditi dritaret e ndërtesave nëpër Riad në orën 13:00 sipas orës lokale (10:00 GMT) dhe disa banorë raportuan se kishin parë një shtëllungë tymi në qiell. Televizioni Al Arabiya në pronësi të Arabisë Saudite citoi raportet lokale të shpërthimit dhe publikoi video që qarkullonin në mediat sociale që tha se tregonte një raketë që u interceptua mbi Riad. Nga autoritetet saudite nuk kishte asnjë njoftim të menjëhershëm publik në lidhje me shpërthimin. Shpërthimi ndodhi tre ditë pasi Arabia Saudite tha se kishte neutralizuar një sulm raketash ose dronësh mbi Riad. Arabia Saudite është nën sulme të vazhdueshme nga lëvizja Ansarullah e Jemenit në shenjë hakmarrje për fushatën e përgjakshme ushtarake të mbretërisë saudite kundër Jemenit.

 

Tags