Janar 27, 2021 08:56 Europe/Tirane
  • Neutralizohet një sulm i terroristëve të ISIS në verilindje të provincës Diale të Irakut

Forcat irakiane al-Hashd al-Shabi neutralizuan një komplot terrorist të ISIS për të pushtuar Irakun lindor.

Sipas Saberin News, forcat e Brigadës Al-Hashd al-Shabi të martën në mbrëmje prishën planin e bandave terroriste të ISIS për të sulmuar zonën Naftkhaneh në provincën verilindore të Irakut Diale afër kufirit iranian.  Zona e fushës së naftës Naftkhaneh përfshin puse të famshëm të naftës dhe ndodhet afër kufirit Irak-Iran në zonën e mbrojtur të qytetit Khanaqin, 110 km në veri-lindje të Bakubas.  Pavarësisht nga disfata e ISIS në nëntor 2017, bërthamat e heshtura të këtij grupi terrorist ende kryejnë sulme të herëpashershme terroriste në disa pjesë të Irakut.  Gjatë vitit të kaluar, forcat al-Hashd al-Shabi kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe me ndikim në zmbrapsjen dhe neutralizimin e sulmeve nga mbetjet e ISIS në provincat irakiane, veçanërisht në provincën Diale në lindje të Irakut.

Tags