Janar 27, 2021 08:56 Europe/Tirane
  • Sulmi ndaj kolonës mbështetëse ushtarake amerikane në Irak

Media irakiane raportuan se një kolonë e mbështetjes ushtarake amerikane ishte sulmuar në Samarra të Irakut.

Sipas Al-Arabiya, një autokolonë e mbështetjes ushtarake amerikane u vu në shënjestër të martën ndërsa kalonte një rrugë në Samarra në veri të Bagdadit.  Rrjeti irakian nuk dha detaje ose se si u sulmua autokolona amerikane.  Saberin Neës Telegram Channel gjithashtu konfirmoi lajmin e sulmit ndaj kolonës së mbështetjes ushtarake amerikane në Samarra të Irakut.  Në muajt e fundit, autokolonat që mbanin pajisje ushtarake për trupat amerikane të vendosura në baza të ndryshme ushtarake në Irak janë sulmuar në mënyrë të përsëritur nga bomba buzë rrugës.  Shumë njerëz dhe grupe irakiane duan tërheqjen e forcave terroriste amerikane nga Iraku dhe parlamenti irakian ka miratuar një plan për tërheqjen e këtyre forcave.

Tags