Shkurt 16, 2021 14:34 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Irakut urdhëron formimin e komitetit hetimor për sulmin kundër aeroportit të Arbilit

Kryeministri i Irakut dhe njëkohësisht komandanti suprem i forcave të armatosura të Irakut ka urdhëruar formimin e një komitetit të përbashkët me rajonin e Kurdistanit për të hetuar në lidhje me sulmin raketor që u krye kundër aeroportit ndërkombëtar të Arbilit.

Dje në mbrëmje, aeroporti ndërkombëtar i Arbilit dhe një bazë ushtarake e Amerikës në këtë aeroport të Irakut është sulmuar me raketa ku si pasojë është vrarë një kontraktor joamerikan dhe pesë persona të tjerë janë plagosur që sipas disa burimeve janë ushtarë amerikanë.

Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, sot (të martën) ka urdhëruar formimin e një komiteti hetimor të përbashkët dhe ka kërkuar kryerjen e hetimeve dhe marrjen e masave të duhura për identifikimin e faktorëve që qëndrojnë në prapaskenën e këtij sulmi kundër aeroportit ndërkombëtar të Arbilit.

Shërbimet inteligjente dhe luftës kundër terrorizmit në Kurdistanin e Irakut kanë njoftuar për gjetjen e një makine nga e cila mendohet se janë lëshuar raketat e terroristëve në drejtim të aeroportit të Arbilit dhe kanë deklaruar se raketat janë lëshuar nga brenda provincës Arbil dhe nga zona Kani Kërzale.

Autoritetet e institucioneve shtetërore të Irakut dhe të rajonit të Kurdistanit kanë dënuar sulmin raketor kundër aeroportit të Arbilit.

Niçervan Barzani, kryetari i Kurdistanit të Irakut, gjithashtu sot ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit dhe nga OKB që të marrin seriozisht rrezikun e sulmit raketor të mbrëmjes së kaluar në Arbil dhe të marrin masa për ta inkurajuar Qeverinë e Irakut që të zbatojë Kushtetutën dhe në mënyrë të përcaktuar nenin 140 të saj.

Një grup i armatosur i quajtur “Saraja Avlijaje Dem” ka marrë përgjegjësinë për sulmin raketor në Arbil dhe ka deklaruar se pushtuesit amerikanë nuk do të kenë siguri në asnjë vend në Irak.

Tags