Shkurt 23, 2021 14:52 Europe/Tirane
  • Subjektet politike të Irakut paralajmërojnë për pasojat e sulmit kundër qendrave diplomatike

Lideri i lëvizjes politike “Urtësia Kombëtare” në Irak ka paralajmëruar për pasojat serioze të sulmit kundër qendrave diplomatike në Irak.

Burimet irakiane ditën e hënë kanë njoftuar për goditjen e disa raketave në afërsi të ambasadës së Amerikës në zonën e gjelbër të Bagdadit, kryeqytetit të Irakut.

Agjencia e lajmeve Sumeria News ka njoftuar për reagimin e personaliteteve dhe figurave politike të Irakut ndaj këtij sulmi dhe ka shkruar se Sejed Amar Hakim, lideri i lëvizjes “Urtësia Kombëtare” dhe lideri i koalicionit politik “Irakijun”, duke dënuar këtë sulm kundër zonës së gjelbër të Bagdadit, ka deklaruar: “Pasojat e sulmit kudër qendrave diplomatike përveçse dëmtojnë imazhin e Irakut në botë, rrezikon edhe jetën e banorëve dhe qytetarëve në lagjet rreth kësaj zone. Prandaj, ne edhe një herë i kërkojmë Qeverisë së Irakut që të shtojë masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e qendrave diplomatike dhe për ta ruajtur imazhin e Irakut dhe sigurinë e qytetarëve irakianë”.

Mahmud Al-Rabi’i, zëdhënësi i zyrës politike të koalicionit politik “Sadikun” të Irakut, gjithashtu ka reaguar ashpër ndaj sulmit raketor kundër zonës së gjelbër të Irakut dhe ka deklaruar: “Ky sulm është reagim i hapur ndaj fitoreve të fundit të forcave të Hashd Sha’bi dhe forcave të sigurisë së Irakut në rajonin Al-Taramije kundër grupit terrorist ISIS. Terroristët e ISIS kanë kryer këto sulme terroriste dhe mundohet përgjegjësinë e tyre t’ia hedhin forcave të rezistencës Hashd Sha’bi të Irakut”.

Reagim i ashpër ndaj këtij sulmi ka ardhur edhe nga Mokteda Sadr, lideri i lëvizjes politike fetare “Sadr” të Irakut i cili ka theksuar: “Në kohën kur përdorimi i armëve kundër përfaqësive diplomatike në Irak dhe rrezikimi i jetës së civilëve për shkak të sulmeve të armatosura po shtohet për çdo ditë e më tepër, fuqia e Irakut po dobësohet për çdo ditë e më tepër. Nuk ekziston kurrfarë pengese për të përndjekur dhe gjykuar autorët e sulmeve të tilla dhe ne kërkojmë nga Qeveria e Irakut që të reagojë përball sulmeve të tilla terroriste”.

Tags