Shkurt 28, 2021 11:31 Europe/Tirane
  • Vriten disa komandantë të forcave mercenare saudite në Meareb të Jemenit

Burimet informative nga Jemeni kanë njoftuar për vrasjen e disa komandantëve të forcave të mbështetura nga koalicionit agresor të Arabisë Saudite në frontin e provincës Meareb të Jemenit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se mediat jemenase kanë deklaruar se Naser Sa’id Al-Barhati, komandanti i brigadës së dytë të forcave të përbashkëta dhe Abdu Ali Al-Vafi, Marvan Mohsen dhe Razaz Nu’man Al-Salehi janë komandantët e tjerë të forcave të qeverisë së vetëshpallur të Mansur Hadi që janë vrarë në provincën Meareb nga forcat jemenase.

Burimet e informuara ditën e shtunë gjithashtu kanë njoftuar për vrasjen e Abdulghani Sha’lan, një prej komandantëve të forcave speciale të qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite në Meareb.

Vrasa e komandantëve të lartë ushtarake të forcave të mbështetura nga koalicionit agresor të Arabisë Saudite në frontin e provincës Meareb po ndodh në kohën kur forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit po vazhdojnë avancimet e tyre në këtë front dhe Arabia Saudite ndodhet në prag të një disfate tjetër të madhe në provincën Meareb të Jemenit.