Mars 01, 2021 20:01 Europe/Tirane
  • Siria i kërkon Këshillit të Sigurimit të dënojë sulmet izraelite në territorin e saj

Siria edhe një herë i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të dënojë sulmet izraelite në territorin e saj, duke i kërkuar organit botëror të veprojë me vendosmëri për të ndaluar sulmet e regjimit sionist.

Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB të hënën, Ministria e Jashtme e Sirisë nxiti organit botëror që të kërkonte llogari nga regjimi i Tel Avivit për sulmet, disa orë pasi mbrojtja ajrore e Sirisë shkatërroi raketat izraelite që vinin nga drejtimi i lartësive të okupuara Golan. Sipas ushtrisë siriane, raketat u qëlluan disa orë para mesnatës të së Dielës në objektiva në afërsi të Damaskut. Izraeli shpesh sulmon pozicionet ushtarake brenda Sirisë, veçanërisht ato të lidhura me lëvizjen e rezistencës së Libanit Hezbollah, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmën e ushtrisë siriane në betejën e saj kundër terroristëve të mbështetur nga fuqitë e huaja që nga viti 2011. "Siria riafirmon se nuk do të hezitojë të praktikojë të drejtën e saj në mbrojtjen e tokës së saj, njerëzve të saj dhe sovranitetit të saj me të gjitha mjetet e garantuara nga Karta e OKB dhe rregullat e ligjit ndërkombëtar," tha ministria e jashtme në letrën e saj për Këshillin e Sigurimit. Ajo shtoi se Izraeli kreu sulmin e tij flagrant bazuar në akuza dhe gënjeshtra sistematike që po përdoren nga të gjithë agresorët, përfshirë SHBA, kundër sovranitetit të Sirisë.

 

Tags