Mars 03, 2021 13:01 Europe/Tirane
  • Vriten tre ushtarakë amerikanë në sulmin kundër bazës “Ajnul-Asad” në Irak

Burimet informative të forcave të rezistencës irakiane kanë njoftuar për vrasjen e tre ushtarakëve amerikanë gjatë sulmit kundër bazës ushtarake “Ajnul-Asad” në Irak.

Kanali informative “Sabirin News” në Telegram ka njoftuar se në sulmin raketor që është kryer sot kundër bazës ushtarake “Ajnul-Asad” në provincën Anbar në perëndim të Irakut, është vrarë një oficer amerikan së bashku me dy ushtarë dhe të vrarët janë transportuar me një avionë të njësisë 386 në bazën ushtarake “Ali Al-Salem” të Kuvajtit dhe nga atje janë dërguar drejt Frankfurit të Gjermanisë.

Forcat amerikane pas këtij sulmi kanë mbyllur pjesën ushtarake të bazës “Ajnul-Asad” dhe kanë tërhequr forcat e tyre nga kullat e vëzhgimit.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Irakut ka konfirmuar këtë sulm të kryer kundër bazës “Ajnul-Asad” dhe ka shkruar se kjo bazë ushtarake është vend i dislokimit të forcave amerikane dhe irakiane që sot është goditur nga dhjetë raketa.

Pavarësisht lajmeve të burimeve zyrtare dhe konfirmimit të goditjes së dhjetë raketave, disa burime informative kanë thënë se 14 raketa janë lëshuar në drejtim të bazës ushtarake “Ajnul-Asad”.

Vlen të theksohet se forcat pushtuese amerikane që nga viti 2003 janë vendosur në Irak, ndërkohë që qytetarët dhe subjektet politike dhe autoritetet e Irakut shumë herë kanë kërkuar largimin e këtyre forcave nga territori i Irakut, ndërsa edhe Parlamenti i këtij vendi vitin e kaluar ka miratuar planin për largimin e forcave amerikane nga Iraku.

Tags