Mars 03, 2021 13:12 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë saudit bombardojnë kampin e refugjatëve jemenas

Këshilli për Çështje Humanitare në provincën Meareb ka njoftuar për sulmet ajrore të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në kampet e refugjatëve jemenas në këtë rajon.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Këshilli për Çështje Humanitare të Jemenit ditën e mërkurë ka deklaruar se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në gjashtë sulme ajrore kanë bombarduar dy kampe të refugjatëve jemenas në provincën Meareb.

Në bazë të këtij burimi, sulmet e koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër dy kampeve të refugjatëve jemenas është kryer me qëllim të krijojnë frikë në mesin e refugjatëve jemenas dhe t’i detyrojnë ata që të shpërngulen drejt rajoneve që mbahen nën kontroll nga forcat mercenare të koalicionit agresor saudit.

Koalicioni agresor saudit me këtë veprim synon të përdorë refugjatët jemenas si mburojë njerëzore në luftën kundër forcave të lëvizjes Ansarullah.

Kjo është në kohën kur në këto dy kampe janë strehuar mbi 800 familje jemenase dhe vendi i tyre që nga pesë vite më parë nuk ka ndryshuar dhe është i përcaktuar në këtë rajon.

Vlen të theksohet se gjatë viteve të fundit koalicioni saudit ka kryer mbi 40 mijë sulme ajrore në provincën Meareb të Jemenit të cilat janë bërë shkak për shpërnguljen e mijëra familjeve jemenase dhe shkatërrimin e infrastrukturës së kësaj province.

Tags