Mars 03, 2021 14:04 Europe/Tirane
  • El Pais: Izraeli ka rrëmbyer 500 fëmijë jemenas

Në territoret e pushtuara të Palestinës kanë filluar hetimet në lidhje me zhdukjen e 500 fëmijëve jemenas-hebrenj të cilët që nga viti 1949 së bashku me familjet e tyre janë shpërngulur në territoret e pushtuara të Palestinës, mirëpo këto hetime akoma nuk kanë arritur kurrfarë rezultati.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se gazeta spanjolle “Al Pais” ka shkruar se Izraeli është i implikuar në rrëmbimin e rreth 500 fëmijëve jemenas-hebrenj nga familjet e tyre, mirëpo nuk ua ka dorëzuar familjeve kufomat e këtyre fëmijëve.

Kjo gazetë spanjolle në një artikull të autorit “Jukhan Carlos, gazetar i kësaj gazete në Kodsin e pushtuar, ka shkruar: “Mes viteve 1949 dhe 1950, regjimi sionist ka marrë iniciativë për shpërnguljen dhe transferimin e 50 mijë hebrenjve jemenas në kuadër të procesit të ashtuquajtur “Tapeti Magjik” që ndiqej në kuadër të politikës së gjerë për shpërnguljen e hebrenjve të vendeve arabe në territoret e pushtuara të Palestinës. Ata sapo kanë arritur në territoret e pushtuara të Palestinës, kanë marrë statusin e qytetarëve të shkallës së dytë pas hebrenjve “Sabera”, të lindurve në Palestinë dhe pas hebrenjve “Ashknaz” të lindur në Evropë, grupe këto të cilat kanë në dorë pushtetin dhe mbajnë funksionet më të larta të pushtetit”.

Kjo gazetë ka shtuar: “Këto familje janë vendosur në kampe së bashku me fëmijët e tyre, mirëpo si rezultat i gjendjes higjienike dhe sociale shumë të keqe së mbretëronte në kampe dhe refugjatët vuanin nga sëmundje të ndryshme, fëmijët e këtyre familjeve janë dërguar në spitale dhe që nga ajo kohë e deri më tani familjet nuk kanë kurrfarë informacioni në lidhje me fëmijët e tyre. Pavarësisht ankesave dhe padive të vazhdueshme, fëmijët e këtyre familjeve në fund janë zhdukur dhe ka kurrfarë gjurme për ata fëmijë. Arsyetimet të cilat i dëgjojnë familjet janë të tilla si këto që “fëmijët tuaj kanë vdekur”, mirëpo kufomat e tyre nuk u janë dorëzuar familjeve dhe nuk ekziston asnjë raport mjekësor që vërteton vdekjen e këtyre fëmijëve dhe nuk është zhvilluar asnjë ceremoni e varrimit të tyre apo ndonjë gjë tjetër. Megjithatë dosja e këtyre fëmijëve nuk është harruar dhe familjet e tyre thonë se fëmijët e tyre u janë dorëzuar familjeve hebrenj “viktima të holokaustit” në territoret e pushtuara të Palestinës dhe në Amerikë, do të thotë ata që nuk kanë fëmijë dhe kështu kanë marrë dhe kanë birësuar këta fëmijë. Gjatë viteve 1968, 1988 dhe 1995 kanë filluar hetime të gjera në këtë drejtim, mirëpo përgjigja ishte e njëjtë: “Nuk ka ndodhur kurrfarë rrëmbimi i fëmijëve dhe ata nuk janë birësuar nga familjet hebrenj dhe ka ndodhur vetëm një neglizhencë mjekësore dhe administrative””.

Kjo gazetë gjithashtu ka shkruar: “Në vitin 1995, Jusef Abraham në dëshminë e tij para komisionit hetimor ka thënë: “Më 16 shtator të vitit 1949, së bashku me familjen dhe dy fëmijët nga Jemeni kemi arritur në aeroportin e Tel Avivit dhe fëmija i tij më i vogël ka lindur vetëm një javë para këtij udhëtimi. Mirëpo sapo kemi arritur në aeroportin, jemi transferuar në kampet e emigrantëve dhe fëmija im i sapolindur me pretekst të kryerjes së analizave mjekësore, është marrë nga ne dhe është ndarë nga familja jonë dhe që nga ajo kohë nuk ekziston kurrfarë gjurme”. Në bazë të raporteve zyrtare, kjo foshnjë ka vdekur dy javë pasi ka arritur në territoret e pushtuara të Palestinës”.

Kjo gazetë shkruan se këto familje e kanë dërguar çështjen e zhdukjes së fëmijëve të tyre në parlamentin e regjimit sionist. Parlamenti i regjimit sionist ka zbuar dokumente të cilat ishin vendosur të mbesin të klasifikuara deri në vitin 2031. Në kuadër të hetimit të çështjes dhe gjetjes së të vërtetës, sistemi gjyqësor ka kërkuar hapjen e varreve të fëmijëve të vdekur në vitet 1950-ta të shekullit të kaluar për të kryer testin e ADN.

Me afrimin e kohës së zgjedhjeve parlamentare të regjimit sionist më 23 mars dhe pasi kanë kaluar mbi 60 vite nga kjo dosje, qeveria e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, ka paraparë disa programe për kompensime ekonomike për këto familje të cilave u janë zhdukur fëmijët e tyre sapo kanë arritur në territoret e pushtuara të Palestinës. Mirëpo organizata për mbrojtjen e të drejtave të hebrenjve me origjinë jemenase kanë kërkuar zbulimin e të së vërtetës së kësaj dosje. Këto organizata thonë se qeveria e regjimit sionist dëshiron që me para të shuajë zërin e këtyre familjeve. Qeveria e regjimit sionist nuk ka bërë kurrfarë kërkimi falje në mënyrë zyrtare nga këto familje të cilat kërkojnë të informohen për të vërtetën. Një prej këtyre organizatave ka thënë: “Kemi marrë deklaratat dhe dëshmitë e 800 familjeve hebrenj jemenase dhe pa dëgjuar dëshmitë e personave përkatës dhe përcaktimin e përgjegjësive, nuk ka mundësi të zgjidhet kjo dosje”.

Tags