Mars 03, 2021 19:51 Europe/Tirane
  • Tribunali i Hagës nis hetimet për krime lufte izraelite në Palestinë

Kryeprokurorja Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka hapur një hetim zyrtar mbi krimet e luftës të regjimit sionist në territoret palestineze.

Fatou Bensouda tha se hetimi do të mbulojë ngjarjet në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli, në Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës që nga 13 qershori 2014. Muajin e kaluar, gjykata me qendër në Hagë vendosi që ajo mund të ushtronte juridiksionin e saj penal mbi territoret e okupuara nga regjimi sionist. Regjimi i Izraelit e kundërshtoi vendimin e Bensoudas, ndërsa zyrtarët palestinezë e vlerësuan atë. ICC ka autoritetin të ndjekë penalisht ata që akuzohen për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e shteteve anëtare në Statutin e Romës. Regjimi sionist nuk e ka ratifikuar kurrë Statutin e Romës, por sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara pranoi anëtarësimin e palestinezëve në Statutin e Romës në vitin 2015.

 

Tags