Mars 03, 2021 19:52 Europe/Tirane
  • Shpërthime të fuqishme në Haifa

Shpërthime të rënda në industrinë petrokimike tronditën të mërkurën (3 mars) qytetin e Haifas në Palestinën e okupuar.

Shpërthimet u dëgjuan duke ardhur nga zona e ish-uzinës kimike në Gjirin Haifa, sipas TV 12 të Izraelit. Banorët thanë se incidenti i befasoi ata sepse nuk kishin marrë ndonjë paralajmërim paraprak, raporton Jerusalem Post. Në mes të dhjetorit 2020, një mosfunksionim i pazakontë i kompleksit të rafinerisë Haifa shkaktoi një zjarr shumë të madh dhe emetimin e një sasie të madhe lëndësh toksike në ajër në qytetin Haifa. Autoritetet izraelite kritikohen ashpër nga popullata në veçanti për shkak të kërcënimeve të hakmarrjes nga Hezbollahu libanez për arsye të situatës shumë të ndjeshme të objekteve me rrezik të lartë pranë zonave të banuara.

 

Tags