Mars 04, 2021 14:23 Europe/Tirane
  • OKB kërkon nga Arabia Saudite lirimin e tre të rinjve shiitë

Ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB të mërkurën kanë kërkuar nga Arabia Saudite që të lirojë sa më shpejtë tre të rinjtë shiitë të arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta qytetare në lindje të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ekspertët e OKB-s për të drejta të njeriut me anë të një deklarate, kanë kërkuar heqjen e akuzave ndaj këtyre tre të rinjve shiitë dhe kanë thënë: “Ne edhe një herë kërkojmë nga autoritetet e Arabisë Saudite që të lirojnë të arrestuarit Ali Al-Nemr, Davud Al-Marhun dhe Abdullah Al-Zaher në mënyrë që në ata pa vonesë të gjykohet në bazë të ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare”.

Vlen të theksohet se këta të rinj shiitë ishin arrestuar nga autoritetet saudite në kohën kur ishin në moshën nën 18 vjeçare për shkak të pjesëmarrjes në protestat në lindje të Arabisë Saudite dhe gjykata saudite u ka shqiptuar dënimin me ekzekutim me vrasje atyre, por më pas nën presionin e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dënimi i tyre është ulur me 10 vjet burg. Mirëpo disa raporte të publikuara tregojnë se ata ndodhen nën tortura çnjerëzore.

Tags