Mars 05, 2021 07:24 Europe/Tirane
  • Regjimi Sionist mbështet tek Evropa dhe Amerika për t'i shpëtuar hetimit të Hagës

Ministri izraelit i Luftës Benny Gantz foli me homologët e tij evropianë në Gjermani dhe Francë në lidhje me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për të filluar një hetim mbi krimet izraelite të luftës.

Ministri izraelit i Luftës Benny Gantz foli me homologët e tij evropianë në Gjermani dhe Francë në lidhje me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për të filluar një hetim mbi krimet izraelite të luftës kundër palestinezëve. Benny Gantz të enjten në mbrëmje bisedoi me Ministrin gjerman të Mbrojtjes Angert Kramp-Carnbauer për ta falënderuar atë për mbështetjen e vendit të tij për Izraelin në kundërshtimin e vendimit të fundit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të hetuar krimet e luftës. Gantz gjithashtu foli me Ministren Franceze të Mbrojtjes Florence Parley rreth vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe i bëri thirrje Francës të marrë masa për të ndihmuar Izraelin. Nënpresidenti amerikan Kamala Harris dhe kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu të enjten në mbrëmje në një bisedë telefonike gjithashtu përsëritën kundërshtimin e tyre ndaj çdo përpjekje nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë për të hetuar krimet e luftës izraelite kundër palestinezëve. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha të mërkurën se administrata e Biden ishte kundër vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të ndjekur një hetim mbi krimet e luftës izraelite në territoret palestineze dhe ishte i zhgënjyer ngase kjo gjykatë Penale Ndërkombëtare (ICC) po synon Izraelin padrejtësisht. GJND filloi një hetim ndaj krimeve të luftës së regjimit sionist kundër palestinezëve. "Unë miratoj fillimin e hetimit për situatën në Palestinë nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve," tha Fatou Bensoudeh në një deklaratë, duke shtuar se hetimi do të ishte i pavarur, i paanshëm dhe pa frikë. Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë, Hollandë, njoftoi muajin e kaluar se kishte juridiksion mbi çështjet e krimeve të luftës në territoret palestineze. Kështu, me vendimin e gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe përkundër kundërshtimit të Izraelit, u hap rruga për hetime të mëtejshme të çështjes. Gjyqtarët e gjykatës deklaruan se ky vendim u mor në bazë të akteve nënligjore dhe dokumenteve themelore të këtij institucioni gjyqësor dhe nuk nënkuptonte një përpjekje për të përcaktuar qeverinë ose kufijtë ligjorë. Sipas gjykatës, territoret e okupuara të Palestinës në vitin 1967 përfshijnë Bregun Perëndimor, Kodsin Lindor, si dhe Rripin e Gazës. Vendimi erdhi pasi palestinezët u ankuan në mënyrë të përsëritur për mizoritë sioniste, duke kërkuar që hetimet e raporteve të hetoheshin dhe që drejtësia t'u jepej viktimave të mizorive sioniste.

 

 


 

Tags