Mars 05, 2021 15:02 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë bazën “Mbreti Khalid” dhe aeroportin Abha të Arabisë Saudite

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka njoftuar për bombardimin e pozicioneve të Arabisë Saudite në bazën ajrore “Mbreti Khalid” dhe në aeroportin ndërkombëtar Abha të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Masira ka njoftuar se zëdhënësi i ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit ka deklaruar se dronët e forcave jemenase të enjten kanë sulmuar pozicione të rëndësishme në bazën ajrore “Mbreti Khalid” dhe në aeroportin ndërkombëtar Abha të Arabisë Saudite. 

Jahja Sari’e gjithashtu edhe të mërkurën ka njoftuar për kryerjen e sulmeve raketore nga ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kundër objekteve të kompanisë naftore Aramco në Xhide të Arabisë Saudite.

Jahja Sar’i ka thënë se këto raketa me precizitet të lartë kanë goditur objektivat e caktuara dhe këto sulme raketare janë të natyrshme dhe ligjshme në kundërpërgjigje ndaj vazhdimit të bllokadës kundër popullit të Jemenit dhe agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit.

Tags