Mars 06, 2021 13:01 Europe/Tirane
  • Bisedimet e Papës me Ajetullah Sistani

Papa Françesku, lideri i katolikëve të botës, gjatë vizitës së tij në Irak sot është takuar me Ajetullah Sisitani, autoritetin e lartë fetar të myslimanëve shiitë të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zyra e Ajetullah Sistani, autoritetit të lartë shiit të Irakut, me anë të një deklarate, ka bërë të ditur temat e bisedimeve të takimit të zhvilluar mes Papa Françesko dhe Ajetullah Sisitani. Sipas kësaj deklarate, të dy palët në këtë takim kanë diskutuar për sfidat e mëdha të njerëzimit gjatë kësaj periudhe si padrejtësia, varfëria, keqtrajtimi dhe diskriminimi fetar dhe ideologjik, shtypja e lirive themelore sidomos në Irak dhe në Palestinën e pushtuar si dhe për rolin e liderëve të mëdhenj fetar dhe shpirtëror që mund të luajnë në ndalimin e këtyre veprimeve të dhunshme.

Ajetullah Sisitani në këtë takim vuri në dukje faktin se fuqitë e mëdha në vend të gjuhës së luftës, duhet t’i vendosin prioritet interesat e popujve, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e përpjekjeve të koordinuara për forcimin e dashurisë dhe bashkëjetesës paqësore dhe solidaritetin njerëzor në bazë të respektit reciprok mes besimtarëve të feve të ndryshme dhe mes shkollave të ndryshme të ideologjike.

Ajetullah Sistani gjithashtu në këtë takim u shpreh optimist se besimtarët e krishterë të Irakut së bashku me të gjithë popullin e Irakut do të mund t’i tejkalojnë sa më shpejtë vështirësitë e periudhës aktuale dhe në të ardhmen e afërt të jetojnë në siguri, paqe dhe duke gëzuar të gjitha të drejtat.  

Vatikani gjithashtu sot me anë të një deklarate, në lidhje me takimin e Papa Françesko me Ajetullah Sisitani, ka thënë se theksimi për dashurinë mes feve ka qenë prej temave më kryesore të këtij takimi.

Sipas deklaratës së Vatikanit, Papa Françesko në këtë takim ka falënderuar dhe vlerësuar qëndrimet e Ajetullah Sistani dhe të gjithë myslimanëve shiitë të Irakut për të luftuar kundër dhunës dhe problemeve të mëdha me të cilat u përball Iraku gjatë viteve të kaluara si dhe në mbrojtjen e shtresave më të dobëta të shoqërisë irakiane dhe të atyre të cilët më së shumti kanë përjetuar dhunë dhe padrejtësi.

Papa Françesko në këtë takim gjithashtu ka theksuar se jeta e njeriut është e shenjtë dhe e ka vlerësuar lartë rëndësinë e unitetit të popullit të Irakut, ndërsa është lutur për një të ardhme të shoqëruar me paqe e vëllazëri në territorin e Irakut, Lindjes së Mesme dhe në të gjithë botën.

Papa Françesko dhe delegacioni shoqërues i tij pasi është larguar nga rezidenca e Ajetullah Sistani, është nisur në drejtim të qytetit Ur në provincën Dhikar në jug të Irakut.

Vlen të theksohet se Papa Françesko të premten pasdite ka arritur për një vizitë në Irak ku u takuar me autoritete të larta të këtij vendi.

 

Tags