Mars 06, 2021 14:47 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste plagosin disa palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestuesit palestinezë në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë plagosur disa prej tyre.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se banorët palestinezë në rajonin Bejt Dexhan në veri të Bregut Perëndimor kanë organizuar protesta kundër pushtuesve dhe kolonëve sionist dhe kanë protestuar kundër uzurpimit dhe konfiskimit të tokave të tyre.

Gjatë këtyre protestave forcat ushtarake sioniste kanë sulmuar protestuesit palestinezë dhe kanë përdorur dhunë fizike kundër tyre, ndërsa disa të tjerë i kanë plagosur duke hapur zjarr drejt tyre.

Sipas këtij burimi, rajonet Kafar Kadum, Dejr Xharir dhe Na’lejn në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan gjithashtu kanë qenë arenë e protestave të palestinezëve.

Abdullah Abu Rahme, një aktivist i luftës kundër pushtimit, në lidhje me këtë ka thënë: “Banorët e këtij rajoni kanë për pesë muaj që përballen me sulmet e kolonëve dhe forcave sioniste dhe do ta vazhdojnë luftën e tyre deri në largimin e plotë të pushtuesve sionist dhe çlirimin e tokave të Palestinës”.

Tags