Mars 07, 2021 19:59 Europe/Tirane
  • Gozhda e fundit në arkivolin e normalizimit të marrëdhënieve me Tel Avivin gjatë takimit të Papës me Ajatollah Sistanin

Djali dhe përfaqësuesi i Ajetollah Bashir Hussein Al-Naxhafi, një nga liderët fetarë në Naxhafin e shenjtë, deklaroi se Ajetollah Sistani në takimin me Papa Françeskun  nguli gozhdën e fundit në arkivolin e planit për të normalizuar marrëdhëniet me regjimi sionist.

Raporti i së dielës në faqen e lajmeve Al-Malumah, bëri të ditur se Shejh Ali al-Naxhafi, djali i Ajetollah Bashir Hussein al-Naxhafi dhe përfaqësuesi i këtij autoriteti fetar në Naxhafine shenjtë, tha se Ajetollah Ali Sistani, autoriteti suprem i Shi'itëve Irakianë, i tregoi Papa Françeskut, udhëheqësit të katolikëve të botës, se plani për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin nuk do aprovohet kurrë nga autoritetet fetare të Naxhaft të shenjtë. Shejh Ali al-Naxhafi e quajti takimin e Papës me Ajatollah Sistanin një hap të rëndësishëm në rrugën e dialogut ndërfetar, duke shtuar se autoriteti fetar i Naxhafit kujdeset për njerëzit, përfshirë pakicat fetare dhe etnike. Shumë media irakiane analizuan deklaratën e Zyrës së Udhëheqësit Suprem të Shi'itëve Irakianë, duke deklaruar se deklarata përfshinte shtatë "jo". Jo sanksioneve - jo dhunës - jo shtypjes - jo varfërisë - jo shtypjes së lirive fetare - jo mungesës së lirive shoqërore - jo normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist.

 

Tags