Mars 08, 2021 15:00 Europe/Tirane
  • Forca kurde rrëmbejnë mbi 200 civilë sirianë në lindje të Sirisë

Burimet mediale kanë njoftuar për krimet e reja të forcave demokratike kurde (SDF) në lindje të Sirisë të cilat kanë rrëmbyer mbi 200 civilë sirianë në kuadër të planit për rekrutimin e detyrueshëm të forcave ushtarake të tyre.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se disa grupe të armatosura të paramilitarëve të SDF nën mbështetjen e Amerikës, ditën e diele kanë vendosur prita në afërsi të xhamive të disa fshatrave të qytetit Hasake dhe kanë rrëmbyer mbi 200 të rinj sirianë pasi kryerjes së ceremonisë së namazit nëpër xhami në mënyrë që ata t’i detyrojnë t’i bashkohen forcave të tyre militante.

Sipas burimeve të informuara, ky veprim është bërë në kuadër të planit të SDF të ashtuquajtur “rekrutimi ushtarak i detyrueshëm” në rajonet që mban nën kontroll ky grup i kurdëve.

Në pjesën jugore të provincës Hasake të Sirisë gjithashtu paramilitarët e SDF kanë sulmuar qytezën Al-Arisha dhe fshatin Tujmin ku ka kanë rrëmbyer me dhjetëra civilë sirianë dhe i kanë dërguar ata me duarlidhur në kampet e tyre paramilitare në periferi të qytetit.

Tags