Mars 08, 2021 15:21 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite takohet me emirin e Katarit

Burimet e informative të Katarit kanë njoftuar për takimin e ministrit të punëve të jashtme të Arabisë Saudite me emirin e Katarit të cilit ai ia ka dorëzuar një mesazh nga ana e mbretit të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve QANA e Katarit ka shkruar Fejsal bin Farhan, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, ditën e hënë në takim me Tamim bin Hamad Ale Thani, emirin e Katarit, i ka dorëzuar këtij të fundit një mesazh të mbretit Selman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite.

Sipas këtij burimi, mbreti i Arabisë Saudite në këtë mesazh ka trajtuar marrëdhëniet bilaterale, rrugët për forcimin e këtyre marrëdhënieve dhe zhvillimet më të rëndësishëm rajonale dhe ndërkombëtare.

Vlen të theksohet se Arabia Saudite me aleatet e saj Egjiptin, EBA dhe Bahrejnin që nga qershori i vitit 2017, kishin vendosur sanksione dhe bllokadë kundër Katarit për shkak të ndjekjes së politikës në kundërshtim me politikën e shteteve arabe të udhëhequr nga Riadi dhe kishin ndërprerë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin. Mirëpo më 5 janar të vitit 2021, në mbledhjen e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik të zhvilluar në Arabinë Saudite, është një nënshkruar një marrëveshje për kompromis mes Katarit dhe shteteve të tjera anëtare të kësaj organizata.

Tags