Mars 08, 2021 19:55 Europe/Tirane
  • I zhgënjyer nga sistemet Patriot, Riadi troket në Moskë për sistemet S-400

Sulmet e papara të Ansarallahut të Jemenit e nxitën Riadin për të blerë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, sipas faqes së lajmeve Avia.Pro.

Pas sulmeve serike, të kryera nga Ansarallahu i Jemenit duke përdorur dronë ose raketa balistike, kundër objekteve të ndryshme në Arabinë Saudite - sulme të cilat edhe një herë treguan joefekasitetin e sistemeve raketore Patriot amerikanë – Riadi më në fund vendosi të fillojë negociatat me Rusinë për të blerë prej saj sisteme të mbrojtjes ajrore S- 400. Sipas sajtit Debka, dronët kamikazë, si dhe të paktën 860 raketa cruise dhe balistike janë qëlluar nga Jemeni fqinj në Arabinë Saudite gjatë pesë viteve të fundit, duke rezultuar në një ulje të ndjeshme të prodhimit të naftës së papërpunuar. "Këto sulme i bënë sauditët të kuptojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarët që kanë, të gjitha janë të prodhuara nga Amerika, nuk janë të mjaftueshme dhe se ata nuk mund të ndalojnë sulmet me dronë dhe raketa," shton Debka. Në të vërtetë, Emiratet e Bashkuara Arabe ishin më të zgjuar se aleati i tyre saudit, pasi që ata shpejt kuptuan se çdo raketë apo dron nga Jemeni, i cili godet tokën e Dubait do të bëjë që ëndrrat e Mohammed ben Zayed të zhduken duke i detyruar të largohen kompanitë e huaja që kanë zgjedhur këtë qytet të Emirateve për të investuar. Riadi nuk duhet të humbasë më asnjë mundësi për t'u tërhequr nga një luftë që nuk do t'i sjellë asgjë përveç humbjeve katastrofale. Në këtë kuadër, ministri jemenas i informacionit njoftoi se sulmi ndaj kompanisë saudite të naftës Aramco ishte një përgjigje ndaj bombardimeve të Arabisë Saudite në vendbanimet civile në Jemen. Në një intervistë ekskluzive me kanalin e lajmeve al-Alam, Fahmi al-Youssefi tha se Jemeni rezervon të drejtën ligjore për t'ju përgjigjur sulmeve saudite. "Fakti që raketat jemenase mund të arrijnë në tokën saudite dëshmon se të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore në dispozicion të Arabisë Saudite janë joefektive", rikonfirmoi ministri jemenas. Ai tha se sulmi ndaj Aramco ishte një mesazh i qartë se luftëtarët jemenas ishin në gjendje të sulmonin çdo vend në Arabinë Saudite. Sipas al-Youssefi, "Arabia Saudite po zbaton vetëm vendime të marra nga Shtetet e Bashkuara pa qenë në gjendje të heqin qafe këtë nënshtrim". Si pjesë e operacionit të 6-të të parandalimit, luftëtarët jemenas qëlluan 8 raketa balistike dhe dërguan 14 dronë për të goditur kompaninë e naftës Aramco në portin e Ras Tanura. Përveç kësaj, objektivat ushtarake saudite u shkatërruan gjithashtu në portin Dammam.

 

Tags