Mars 09, 2021 08:21 Europe/Tirane
  • 30 të plagosur dhe një dëshmor në sulmin ndaj pelegrinëve të Imam Kazemit (AS) në Kazemein të Irakut

Një sulm terrorist të hënën në mbrëmje në mesin e pelegrinëve në qytetin Kazemein në Irak plagosi 30 persona dhe martirizoi një person.

Sipas IRNA, incidenti terrorist ndodhi me lëshimin e dy granata dore ndaj pelegrinëve të zisë të Imam Musa Kazemit(as) në periferi të Bagdadit në prag të përvjetorit të martirizimit të Imamit, si rezultat i së cilës një grua u martirizua. Ceremonia e zisë së Imam Musa Kazemit(as) u zhvillua pranë Bagdadit, kryeqyteti i Irakut. Çdo vit, më 25 Rajab, që përkon me përvjetorin e martirizimit të Imam Kazemit (AS), shiitët Irakianë nga i gjithë Iraku shkojnë në Kazemein. Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Asaeb Ehl al-Haq në Irak theksoi se al-Hashd al-Shabi dhe forcat irakiane të sigurisë do të zhdukin terrorizmin. Shejh al-Khazali, sekretar i përgjithshëm i lëvizjes Asaeb Ehl al-Haq në Irak, e quajti sulmin me granatë ndaj pelegrinëve të Imam Musa Kazemit (as) në veri të Bagdadit një akt frikacak, duke thënë se kjo do të rrisë forcën dhe vendosmërinë e irakianëve që të mposhtin terrorizmin takfirist. Al-Khazali shtoi se luftëtarët al-Hashd al-Shabi dhe forcat e sigurisë do të vazhdojnë të ndjekin këto banda terroriste.

Tags