Mars 29, 2021 21:05 Europe/Tirane
  • Palestinezët demonstrojnë me kërkesën për lirimin e udhëheqësve të Hamasit nga burgjet saudite

Qindra palestinezë demonstruan në Rripin e Gazës duke kërkuar lirimin e dy anëtarëve të Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas) nga burgjet saudite.

Sipas Al-Quds Al-Arabi, protestuesit brohorisnin parulla drejtuar princit të kurorës Muhamed bin Salman dhe Mbretit Selman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite, duke u kërkuar atyre që të lirojnë Mohammed al-Khadiri dhe Hani al-Khadiri, dy anëtarë të lëvizjes Hamas. Mohammad al-Khadiri, 83 vjeç dhe Hani al-Khadiri, dy vëllezër të ngarkuar me marrëdhëniet ndërkombëtare të Hamasit, u arrestuan nga forcat saudite të sigurisë më Prill 2019. Më 23 mars, Hamasi njoftoi përkeqësimin e gjendjes fizike të Mohammed al-Khadiri në një prej burgjeve saudite. Më herët në shkurt, Amnesty International konfirmoi në një raport se përfaqësuesi i Hamasit Mohammed al-Khadiri ishte në gjendje kritike në një burg saudit për arsye se zyrtarët sauditë kanë refuzuar që ai të marrë trajtim mjekësor.

Tags