Mars 30, 2021 14:04 Europe/Tirane
  • Ismail Hanije thekson vazhdimin e rezistencës gjithëpërfshirëse

Shefi i zyrës së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka theksuar se alternativa e popullit të Palestinës është rezistenca gjithëpërfshirëse dhe në krye të saj rezistenca ushtarake.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të lëvizjes Rezistenca Islamike e Palestinës (Hamas), deklaroi se rezistenca është e gatshme të bëjë sakrificë më shumë se në të kaluarën për realizimin e lirisë, pavarësisë dhe të drejtës për kthimin e refugjatëve palestinezë në vendbanimet e tyre.

Ismail Hanije theksoi: “Rreziku nuk kërcënon vetëm idealet e Palestinës, por kërcënon edhe tërë rajonin dhe popujt e rajonit”.

Khalid Al-Batsh, anëtari i zyrës politike të lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, gjithashtu ka deklaruar: “Normalizimi i marrëdhënieve të disa shteteve me regjimin sionist është rrugë e gabuar, prandaj të gjitha ajo për të cilën kemi nevojë në rrugën e xhihadit dhe rezistencës dhe refuzimit të regjimit pushtues sionist është kjo që të tregojmë realitetin ashtu siç është dhe ta mbrojmë atë”.

 

Tags