Prill 06, 2021 15:06 Europe/Tirane
  • Feuzi Barhum: Qëllimi i arrestimit të liderëve të Hamas, është sabotimi në rrugën e zgjedhjeve të Palestinës

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka theksuar se qëllimi i sionistëve me arrestimin e liderëve të Hamas, është sabotimi dhe krijimi i pengesave në rrugën e organizimit të zgjedhjeve në Palestinë.

Palestine Today njoftoi se Feuzi Barhum, zëdhënësi i lëvizjes Hamas të Palestinës, ka theksuar se arrestimi i Shejkh Hasan Vardjan, një prej liderëve të Hamas dhe anëtar i listës së kandidatëve zgjedhor “Kodsi, vendtakimi ynë”, është ndërhyrje e hapur në zgjedhjet e Palestinës dhe e ka dënuar ashpër këtë veprim.

Feuzi Barhum ka thënë se arrestimi i anëtarëve dhe liderëve të Hamas kurrë nuk do të pengojë ata që të marrin pjesë në zgjedhjet në Palestinë dhe vetëm sa do të shtojë vullnetin e tyre për organizimin në mënyrë të suksesshme të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe nga të gjitha institucionet juridike ndërkombëtare që të mbështesin organizimin e zgjedhjeve në Palestinë dhe të ndalin veprimet e paligjshme dhe agresore të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës.

Forcat ushtarake të regjimit sionist sot kanë arrestuar Shejkh Hasan Al-Vardjan, një prej liderëve të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës dhe anëtar i listët zgjedhore të këtij subjekti politik në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Tags