Prill 09, 2021 14:20 Europe/Tirane
  • Shtohen luftimet në Marib të Jemenit

Burimet informative kanë njoftuar për intensifikimin e luftimeve mes ushtrisë së Jemenit dhe forcave mercenare të Mansur Hadi që mbështeten nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se avancimi i forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në provincën Marib është bërë shkak që koalicioni agresor i Arabisë Saudite të kryejë disa sulme ajrore në perëndim të kësaj provincës dhe avionët luftarakë saudit disa herë kanë bombarduar pjesët veriore të qytetit Marib.

Sipas këtij burimi, koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka bombarduar qytetin Xhebel Murad dy herë, qytetin Sirvah 13 herë dhe qytetin Madghal dy herë.

Luftimet në provincën Marib të Jemenit kanë filluar dy muaj më parë mes forcave të qeverisë për shpëtimin e Jemenit dhe forcave të qeverisë në dorëheqje të Mansur Hadi e cila po mbështetet nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite.

Forcat e qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit po bëjnë përpjekje ta çlirojnë tërësisht provincën dhe qytetin Marib nga forcat mercenare të Mansur Hadi dhe me këtë veprim të plotësojnë nevojat e tyre për karburantet e konfiskuara në portin Al-Hudejdah nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite dhe ta largojnë rrezikun e sulmeve tokësore të koalicionit saudit dhe forcave mercenare të Mansur Hadi në rajonet rreth kryeqytetit të Jemenit.

Tags