Prill 09, 2021 20:57 Europe/Tirane
  • Opozitari saudit: Muhamed bin Salman është Sadami tjetër në rajon

Një nga kundërshtarët e regjimit saudit theksoi se nëse Princi i Kurorës i Arabisë Saudite vazhdon punën e tij, ne do të shohim një Sadam Husein të ri në rajon.

Sipas faqes së lajmeve Al-Khalij Al-Jadeed, Omar Abdul Aziz, një nga kundërshtarët e regjimit saudit, theksoi nevojën për të hequr nga pushteti Princin e Kurorës Mohammed bin Salman. "Ne duam të flasim lirshëm në Arabinë Saudite," tha ai. "Ne nuk jemi kundër reformave të bin Salman ... por reforma mund të bëhet pa vrarë dhe pa arrestuar mijëra njerëz." Abdul Aziz deklaroi se duhet të bëjmë më shumë. Muhamed bin Salman duhet të sanksionohet personalisht. Ai duket se nuk ka mësuar nga e kaluara. Opozitari saudit vuri në dukje se duhet të bëhen përpjekje për të rrëzuar nga pushteti bin Salmanin, duke vënë në dukje se bin Salman është një kërcënim jo vetëm për Arabinë Saudite, por për të gjithë rajonin.

 

Tags