Prill 10, 2021 15:07 Europe/Tirane
  • Plani i ri i regjimi Al Saud për Sana-n, ikje nga disfata në Marib

Burimet informative kanë njoftuar për paraqitjen e një plani të ri të regjimit Al Saud për ta shmangur një disfatë tjetër të madhe në provincën Marib të Jemenit dhe për të mos lejuar çlirimin e kësaj province nga forcave qeverisë së Sana-s.

Kanali informativ Al-Akhbar” njoftoi se pas disfatave të njëpasnjëshme të forcave saudite në provincën Marib të Jemenit dhe shtimin e shqetësimeve të Riadit për rënien e kontrollit të tij mbi këtë rajon të Jemenit, regjimi Al Saud ka dërguar një plan të ri në Sana nëpërmjet Piter Saman Bay, i dërguari special i Suedisë për çështje të Jemenit, në

Sipas këtij burimi, qëllimi i këtij plani të ri të Riadit është armëpushimi në të gjitha frontet e provincës Marib që si rezultat i këtij hapi të nënshkruhet një marrëveshje të ngjashme me marrëveshjen e Stokholmit që përbëhet nga çështje përkatëse me çështjet humanitare, ekonomike dhe ushtarake.

I dërguar i Suedisë javën e kaluar në Oma është takuar me delegacionin negociator të lëvizjes Ansarullah dhe ka biseduar në lidhje me këtë propozim të sauditëve, mirëpo duke marrë parasysh eksperiencën e pasuksesshme të marrëveshjes së Stokholmit për qeverinë e shpëtimit kombëtar të Jemenit, lëvizja Ansarullah ka kundërshtuar disa pika dhe paragrafë të këtij propozimi sidomos pasi që i dërguari i Suedisë nuk ka mundur të japë kurrfarë garancie për zbatimin e asnjë prej këtyre çështjeve.

Autoritetet e Sana-s besojnë se qëllimi i përpjekjeve të Suedisë është përsëritja e eksperiencës së armëpushimit të brishtë në provincën Al-Hudejdas ku asnjë prej pikave të asaj marrëveshje përveç armëpushimit nuk janë respektuar dhe nuk janë zbatuar nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe ky koalicion po vazhdon për çdo ditë sulmet e tij dhe shkeljen e asaj marrëveshje.

Megjithëkëtë, Muhamed Ali Al-Huthi, anëtari i Këshillit të Lartë Politikë të Jemenit, përsëri ka theksuar në këtë se qeveria e Sana-s mirëpret çfarëdo përpjekje diplomatike për vendosjen e paqes dhe për t’i dhënë fund dhimbjes dhe vuajtjeve të popullit të Jemenit.

Tags