Prill 12, 2021 12:21 Europe/Tirane
  • Netanjahu: Përballja me Iranin atomik, detyrë e jonë e madhe

Kryeministri i regjimit sionist në një takim me funksionarët ushtarakë dhe të inteligjencës së këtij regjimi ka theksuar se përballja me Iranin atomik është detyra më e madhe e këtij regjimi.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, në këtë takim ka theksuar: “Përballja me Iranin atomik është puna jonë më e madhe”.  

Sipas gazetës sionist “Yediot Aharonot” ka shkruar se Netanjahu në takim me funksionarët e ushtrisë dhe inteligjencës izraelite, ka folur me rastin e 73 vjetorit të themelimit të regjimit fals izraelit në territoret e pushtuara të Palestinës.

Netanjahu me këtë rast deklaroi: “Beteja kundër Iranit dhe forcave të mbështetura nga Iranit dhe pengimi i Iranit që të bëhet një fuqi atomike, është puna jonë më e madhe, mirëpo rrethanat e sotshme nuk do të thotë se edhe nesër do të vazhdojnë kushte të tilla”.

Beny Gantz, ministri i luftës së regjimit sionist, gjithashtu ka thënë se ushtria e këtij regjimi do të vazhdojë të forcojë kapacitetin e vet për t’u përballur me çfarëdo kërcënim ndaj shtetit izraelit. Ai pretendoi: “Në të ardhmen e afërt, ne do të përballem i me kërcënime dhe sfida të ndryshme, në luftën kundër virusit Korona që akoma nuk dihet se çfarë do të na presë, si dhe jemi duke forcuar pozicionet tona kundër Iranit i cili konsiderohet një kërcënim për Izraelin dhe botën”.

 

Tags