Prill 12, 2021 16:26 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë me 17 dronë dhe 2 raketa balistike në thellësi të territorit të Arabisë Saudite

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka njoftuar për sulmin e forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në thellësi të territorit të Arabisë Saudite me anë të 17 dronëve dhe 2 raketave balistike.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Jahja Sari’e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, sot (të hënën) ka njoftuar për kryerjen e operacioneve më të reja të gjera të forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kundër disa objektivave të Arabisë Saudite.

Jahja Sari’e ka deklaruar: “Operacionet në fjalë janë kryer me emrin “30 Shaban”. Në këto operacione janë përdorur 17 dronë dhe 2 raketa balistike të cilët kanë goditur objektiva të caktuara në thellësinë e territorit të Arabisë Saudite. Në operacionet “30 Shaban” objekte të kompanisë naftore Aramco në qytetin Xhide janë goditur me 19 dronë të llojit “Samad 3”. Gjatë këtyre operacioneve gjithashtu janë goditur edhe baza ushtarake të Arabisë Saudite në Khamis Mashit dhe Xhizan me anë të 5 dronëve të llojit “K2” dhe me 2 raketa balistike të llojit “Bedr 1”. Operacionet “30 Shaban” kanë filluar ditën e diele në mbrëmje dhe kanë zgjatur deri në orët e para të ditës së hënë. Qëllimet e këtyre operacioneve janë realizuar në mënyrë të plotë dhe me precizitet të lartë”.

Jahja Sari’e ka theksuar: “Deri në kohën kur të vazhdojë agresioni ushtarak i Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj kundër Jemenit, do të vazhdojnë edhe sulmet e forcave jemenase kundër Arabisë Saudite”.

Tags