Prill 13, 2021 19:08 Europe/Tirane
  • Anija izraelite sulmohet në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Raportet e medias thonë se një anije izraelite e quajtur Hyperion e lidhur me kompaninë PCC të regjimit sionist është sulmuar në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të dhënat në dispozicion në sajtit MarineTraffic.com treguan se Hyperion, që ishte duke lundruar nën flamurin e Bahamas, u ndalua të martën pranë portit Fujairah të EBA. Kanali 12 i televizionit të Izraelit citoi burime "të sigurisë" duke pretenduar se anija Hyperion u godit nga "një raketë iraniane", duke thënë se anija kishte pësuar dëmtime të lehta. Nuk ka asnjë raport në lidhje me ndonjë viktimë midis anëtarëve të ekuipazhit. Ushtria izraelite nuk pranoi të komentonte mbi këto raporte. Pas sulmit të pretenduar ndaj Hyperion, gazeta e përditshme Haaretz tha se zyrtarët izraelitë kishin paralajmëruar kundër pasojave të përpjekjeve të Tel Avivit për të goditur objektivat iraniane. Haaretz shkruan se regjimi i Tel Avivit, i udhëhequr nga Kryeministri Netanjahu, "po luan me zjarrin".

 

Tags