Prill 14, 2021 08:11 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite arreston 176 persona nën akuzën për korrupsion

Arabia Saudite ka arrestuar 176 qytetarë dhe banorë të vendit nën akuzat e ryshfetit dhe korrupsionit.

Sipas Russia Today, Agjencia Saudite Kundër Korrupsionit (Al-Nazaha) të martën në mbrëmje raportoi arrestimin e 176 qytetarëve dhe banorëve të 14 agjencive qeveritare me akuzën për ryshfet, abuzim të detyrës dhe korrupsion.  Ekipi anti-korrupsion arrestoi dhjetëra qytetarë dhe banorë të vendit, duke përfshirë punonjës të ministrive të qeverisë saudite, në 971 operacioneve të mbikëqyrjes dhe hetimeve dhe marrjeve në pyetje të 700 të pandehurve në çështje penale dhe administrative, thotë deklarata.  Sipas deklaratës, të pandehurit janë arrestuar nën akuzat e ryshfetit, abuzimit të pushtetit, abuzimit të detyrës dhe korrupsionit dhe ndaj tyre po zhvillohen procedurat ligjore për t'i sjellë ata para drejtësisë.  Vitet e fundit zyrtarët sauditë me pretekstin e luftës ndaj korrupsionit kanë arrestuar disa figura të opozitës.  Mbreti Saudit Salman bin Abdulaziz katër vjet më parë urdhëroi formimin e një organizate anti-korrupsion të kryesuar nga djali i tij, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, pas së cilës u arrestuan dhjetëra princa dhe zyrtarë aktualë dhe ish- zyrtarë sauditë.

Tags