Prill 14, 2021 15:09 Europe/Tirane
  • Jordania reagon ndaj agresionit të regjimit sionist në Xhaminë Al Aksa

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jordanisë ka dënuar agresionin e regjimit sionist në Bejtul-Mokades.

Agjencia e lajmeve Petra e Jordanisë ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme të Jordanisë sot (të mërkurën) me anë të një deklarate, ka dënuar vazhdimin e agresionit të regjimit sionist në Bejtul-Mokades që rastet më të fundit janë thyerja e drynave të portës Bab Al-Selsele, porta hyrëse që çon në Muzeun Islamik, këputja e kabllove të altoparlantëve jashtë xhamisë Al Aksa dhe agresioni i dhunshëm ndaj punonjësve të Drejtorisë së Vakëfeve të Kodsit dhe çështjeve të Xhamisë Al Aksa.    

Dajfullah Al-Faiz, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jordanisë ka thënë: “Sjelljet e dhunshme të forcave policore të regjimit sionist nuk janë dënuara dhe vazhdimisht po lëndojnë ndjenjat e myslimanëve.

Al-Faiz duke vë në dukje agresionet e regjimit sionist në Xhaminë Al Aksa dhe shkeljen e statusit juridik dhe historik të këtij vendi të shenjtë, shtoi: “I gjithë vendi i shenjtë i Kodsit i përket myslimanëve dhe Drejtoria e Vakëfeve të Kodsit dhe Çështjeve të Xhamisë Al Aksa në përputhje me ligjin ndërkombëtar, është përgjegjëse për administrimin e këtij vendi të shenjtë”.

Al-Faiz ka kërkuar nga autoritetet e regjimit sionist që të respektojnë zotimet e tyre si një regjim pushtues dhe të heqë dorë nga agresionet e dhunshme ndaj Xhamisë Al Aksa.

Tags