Prill 21, 2021 20:57 Europe/Tirane
  • Shpërthim i fuqishëm në fabrikën izraelite të raketave

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi gjatë provave në një strukturë ushtarake të prodhimit të armëve në uzinën Tomer në Izrael, por nuk u raportuan viktima.

Shpërthimi ndodhi gjatë testimit të raketës satelitore Ofek dhe llojeve të ndryshme të raketave dhe popullata lokale konfirmoi se u panë shtëllunga zjarri dhe tym, si dhe që u dëgjua një shpërthim i fortë, raporton e përditshmja Hareetz. Fabrika ushtarake Tomer njoftoi se ishte një provë e kontrolluar pa pasoja të paparashikuara. Ndërkohë, Haaretz tha se zyrtarët mund të kenë nënvlerësuar "dëmin kolateral" të provës, çka çoi në shpërthim. Hetimet për shkakun e incidentit kanë filluar. Themeluar në 2018, Tomer është e lidhur me ministrinë izraelite të çështjeve ushtarake dhe është prodhuesi i një sistemi të ri raketash balistike, Arrow-4.

 

Tags